Manushi harron Marinën, bukuroshja e re e preferuara e tij
Pëlqej
Që kur Marina la Procesin Sportiv për Klanin, Edi Manushi moderoi thuajse i vetëm.

Ndonjëherë pati vajza në panel, por vetëm aq. Shoqëruesja për Manushin u gjet tani, prag Botërori.

Në spotin publicitar të Top Arena, Manushi, i cili përndiqet nga kaq shumë vajza, njihet me Ponarin e cila është njëherazi dhe dentistja e tij. Ponari është dentiste dhe në jetë, jo thjesht në spot.

Në kronikën e përgatitur nga Top Channel, Eduard Manushi shprehet:

“Dyshja më e mirë për televizionin, na fal për modestinë.”

Kjo na bën të kuptojmë se Marina, e cila për Manushin konsiderohej si më e mira, nuk është më "e preferuara" e Manushit. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori