Manjola Nallbani tregon për bashkëshortin: Më thërret mbretëreshë
Manjola Nallbani gjithmonë është rrefyer e ngazëlluar për bashkëshortin e saj.

E ftuar në Thumb këngëtarja tregoi se si nga bashkëshorti ashtu edhe nga vajzat, dhurata më e bukur që ka marrë janë fjalët e bukura që nuk ia kursejnë kurrë.

“Si nga vajza, ashtu dhe nga bashkëshorti gjëja që mua më bën të qaj me lot janë kur shkruajnë ndjesitë e tyre për mua në letra.”- u shpreh ajo.

E ndërsa bashkëshorti në veçanti, i thërret me një emër të vetëm.

“Ai hyn në shtëpi dhe thot: ku është mbretëresha? Janë gjëra të tilla që më kënaqin.”- vazhdoi Manjola.

Natën e ndërrimit të vitit këngëtarja tregoi se do ta kalojë në Strugë, ku do të këndojë por gjithashtu do të festojë bashkë më familjen e saj.
Shtuar më 31/12/2017, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori