CR7 letër tifozëve të Manchester United, ai ka një njoftim të rëndësishëm për të bërë

Cristiano Ronaldo padyshim ka qenë lojtari më i mirë i sezonit për Manchester United edhe pse ekipi nuk ka patur një ecuri të mirë këtë sezon që lamë pas.

Sulmuesi portugez u aktivizua 30 minutat e fundit mbrëmjen e djeshme në barazimin 1-1 ndaj Spanjës, dhe pak pasi ndeshja kishte përfunduar, ai u drejtua me një letër për tifozët e “Djajve të Kuq”.

Letra e Cristiano Ronaldo

“Ajo që duhet të them për tifozët është se ata janë të jashtëzakonshë,. Edhe kur e kemi humbur ndeshjen, ata gjithmonë na kanë mbështetur, janë gjithmonë me ne.

Tifozët janë gjithmonë në zemrën time dhe ata janë njerëzit që gjithmonë duhet t’i respektojmë, sepse na mbështesin gjithmonë.

Rekordet vijnë natyreshëm. Unë nuk i ndjek rekordet, rekordet më ndjekin. Motivohem ende, dua të vazhdoj të punoj shumë, duke e dashur pasionin për lojën dhe natyrisht Manchester United. Shokët e mi më ndihmojnë gjatë rrugës.

Është gjithmonë e mrekullueshme të shënosh gola për këtë klub. Kur është një tregolësh, edhe më shumë të shijon. Por gjëja më e rëndësishme për mua është të përpiqem të fitoj ndeshje dhe të përpiqem të fitoj një kampionat ose një kupë.

Mendoj se Manchester United do të jetë aty ku e ka vendin. Ndonjëherë duhet kohë, por unë ende besoj”, përfundon letra e Cristiano Ronaldos./h.ll/albeu.com