Manjola Nallbani ndan gëzimin me miqtë, feston 22 vjetorin e vajzës (FOTO LAJM)

Për këngëtaren Manjola Nallbani kjo është një ditë e veçantë, pasi feston 22 vjetorin e vajzës. Ajo ka vendosur të ndajë gëzimin me të gjithë miqtë në Instagram, teksa i ka dedikuar edhe një urim.

"Jeta ime: Gëzuar Ditëlindjen! U bëfsh 100! Si sot 22 vjet më parë, fiks në këtë minut, kur ti erdhe në jetë dhe unë të mbajta për herë të parë në krahë, gjithë jeta dhe bota ime ndryshoi!

Tani ishe ti, gëzimi, energjia, dielli im dhe çdo gjë tjetër vinte mbas teje. Që nga ai çast e sot ti ke qënë shoqja ime e ngushtë e vogël, e madhe, e kemi mbajtur fort për dore njëra-tjetrën në çdo moment e për çdo gjë.

Sado fjalë të them sot e gjithmonë s'do arrij të shpreh dot gjithë dashurinë për ty dhe as se sa krenare ndihem që kam një vajzë si ti! Kjo jo për bukurinë tënde të jashtme, po për shpirtin e bukur, mëndjen e mençur e karakterin e rrallë! Je fryma ime! Të dua pafund e do jepja çdo gjë për ty e Sindin, po sot çdo urim është për ty". /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2014, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori