Manjola Nallbani këngë për Shqipërinë
Këngëtarja Manjola Nallbani, ka vendosur t’i kushtojë këngë të veçantë kombit shqiptar. Kënga do t'i kushtohet vendit të saj, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Të bëja një këngë për Shqipërinë ka qenë një dëshirë e imja e hershme, por që ndoshta rastësisht apo simbolikisht u realizua tani. Jam shumë mireëjohëse për këtë krijim të tre artisteve të shkelqyer shqiptarë: kompozitorit Prof. Zef Coba, poetit Gjoke Beci dhe kompozitorit Adrian Hila, për orkestracionin e këngës”.

“Gjithsesi, është normale që në këtë jubile, të ketë krijimtari të re kushtuar Shqipërisë apo 100-vjetorit të pavaresisë dhe e rendesishme është që nga të gjitha këto krijime, në mos të gjitha, disa do të jenë me vlera për t’iu shtuar fondit të muzikës shqiptare”, ka deklaruar Manjola Nallbani.

Manjola është nga këngëtaret që edhe më parë ka kënduar këngë patriotike, sidomos gjatë luftes së Kosovës.
Shtuar më 04/06/2012, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori