Manjola Nallbani flet për bashkëshortin, bën dedikimin emocionues
Manjola Nallbani gjithmonë është rrefyer e ngazëlluar për bashkëshortin e saj.

Kështu ka qenë edhe këtë herë.

E ftuar në emisionin “Rudina” ajo foli për klipin e saj më të ri në muzikë dhe projekte të tjera muzikore. “Ti je fati im” titullohet kënga më e re e saj shoqëruar edhe me një klip.

Gjatë bisedës me moderatoren Rudina Magjistari këngëtarja iu përgjigj edhe pyetjes nëse kjo këngë i dedikohej bashkëshortit të saj:

Natyrisht nëse unë nuk do të ndjeja dashuri për Sokolin, i cili është gjysma ime, është fati im, nuk do kisha inspirim dhe nuk do të kisha motiv për të shkruar dhe për të tjerët. Sepse natyrisht kur ti bën një këngë, arti bëhet për gjithë të tjerët që t’ia këndosh edhe dashurisë apo gjysmës së publikut”, tha Nallbani duke nënvizuar që teksti i këngës është krijuar nga ajo vetë. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2018, ora 20:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori