Manjola Nallbani 10 ditë e izoluar: E kam kaluar njëherë këtë sprov (VIDEO)
Ditët e fundit kanë qenë mjaft të vështira për botën. Shumë shtete kanë marrë masa drastike për t’i ruajtur qytetarët nga virusi Covid-19. Izolimi është një nga këto masa. Edhe këngëtarja e njohur, Manjola Nallbanj, e cila qëndron e mbyllur prej 10 ditësh, ka zgjedhur të japë mesazhin e saj, duke ndarë edhe një histori nga jeta e saj private.

“Është sigurisht një periudhë shumë e vështirë për të gjithë jo thjesht për mua. E kam kaluar njëherë një sprovë të tillë kur isha shtatzënë me vajzën e parë. Më është dashur të rri 3-4 muaj regjim shtrati dhe kjo më duket deri diku e durueshme. Do thoja nëse do kemi parasysh që në situata të tilla me mend as pse ndodhi, as si ndodhi dhe pse po e kalojmë këtë gjë duhet thjesht t’i japim vetes forcë dhe të mendojmë se ka njerëz të tjerë që janë të sëmurë, që kanë kaluar tërmetin dhe shumë nga familjet nuk kanë çati mbi kokë. Ka njerëz që duhet ta përjetojnë në kushte më të këqija sesa ne.

Prandaj le ta marrim e qetësi, nuk kemi zgjidhje tjetër, kryesorja është se rri në shtëpi sepse jam njeri me ndërgjegje jo vetëm për jetën time, të fëmijës sim dhe familjes sime por sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë se jemi të ndërgjegjshëm për jetën e të tjerëve, që mund të mos jenë njerëzit njerëzit e gjakut tonë por janë shumë të rëndësishëm”, tha ajo për RTV21.

Kujtojmë se në vendin tonë Coronavirus ka prekur 71 veta, 2 prej të cilëve janë ndarë fatkeqësisht nga jeta.

Shtuar më 22/03/2020, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori