Mamaja i bën Luanës komplimentet e bukura, përgjigjet moderatorja
Moderatorja Luana Vjollca është shumë e lidhur me të ëmën, me të cilën nuk i kursen postimet apo dedikimet në rrjete sociale. Ajo e konsideron si shembullin e saj të jetës dhe ia dedikon të gjithë suksesin.

Së fundmi, në një foto të publikuar nga Luana ka rënë në sy komenti i së ëmës, Maria Vjollca. Ajo ka shprehur gjithë dashurinë dhe vlerësimin për të bijën.

"Zemra ime, dashuria, e vogla jone, po drejtoresha shpise aktive mbete gjithmone, vazhdo ashtu si tashmë di, vullnet, pune, perkushtim", ka shkruar zonja Maria.

Moderatorja i ka kthyer një koment po kaq të ëmbël, duke e cilësuar si shembullin më të mirë të suksesit.

"Mama ti je shembulli me i mire i suksesit! Perpiqem sadopak te mbush ate endrren te parealizuar tenden, edhe pse nuk i afrohem talentit tend. Te dua frymezimi im i perjetshem", i është përgjigjur moderatorja.

Shtuar më 19/11/2020, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori