Mamaja e Kim Kardashian firmos divorcin
Pëlqej
Familja Kardashian është në fokusin e mediave rozë, teksa mamaja e bukuroshes ka firmosur divorcin, pasi ka një vit që ka jetuar e ndarë nga bashkëshorti. Duket se ky është fundi i martesës 23 vjeçare mes Kris dhe Bruce Jenner.

58 vjeçarja ka firmosur divorcin nga bashkëshorti, pasi mësohet se prej një viti kanë jetuar të ndarë. TMZ ka raportuar se divorci ka qënë miqësor dhe se në këtë mes nuk janë përfshirë avokatë.

Të njëjtat burime shtojnë se pasuria do të ndahet në mes dhe se çdo gjë do të zgjidhet me ndihmën e menaxherëve. Radar Online bën me dije se arsyeja e divorcit eshtë "papajtueshmëri të pakorrigjueshme" dhe se Kris ka kërkuar kujdestari të përbashkët për vajzën 17 vjeçare të çiftit. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori