U rikthyen bashkë, nëna e Justinit flet për dashurinë me Selenën
Pëlqej
Historia mes Selena Gomez dhe Justin Bieber prej kohësh ka qenë një marrëdhënie e diskutuar shumë për shkak se ata ndahen dhe bashkohen herë pas here.

Nëna e Justin Bieber, Pattie Mallette, ka shprehur ndjenjat e saj për Selena Gomez.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “People”, ajo është shprehur: “Nuk di shumë për marrëdhënien e tyre personale sepse ai nuk flet shumë por unë e dua atë’, ka thënë ajo për Selena-n.

Mbështes çdo gjë që ajo bën, nëse ai e do atë edhe unë e dua. Unë e kam takuar atë dhe kemi një lidhje të veçantë. Mendoj se ajo është shumë e dashur”. Ndërsa lidhur me marrëdhënien e çiftit, ajo ka thënë: “Unë nuk mund të flas për marrëdhënien e tyre, është diçka mes tyre”. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori