Makina të shtrenjta dhe jetë luksoze, Lori tregon problemet me ankthin

ÇMIMI ~ 10.000 LEKË
Tashmë Instagrami na ka lejuar të marrim vesh shumë të pathëna rreth jetës së personazve të famshëm.

Ditën e djeshme ka qenë Lori Hoxha që nëpermjet postimeve në story- n e kësaj mediaje sociale ka shuar kureshtjen e ndjekësve të saj lidhur me pyetje të caktuara.

Një ndër këto pyetje ka qenë edhe se si e përballon 24- vjeçarja ankthin dhe panikun.

“Do të bëj një video në youtube me shpresën se një ditë do të arrij ndonjëfarë ndërgjegjësimi lidhur me shëndetin mendor në Shqipëri. Ekziston një lloj paragjykimi në shoqërinë tonë rreth kësaj dhe do të doja që kjo të ndryshonte. Jam e lumtur që marr ndihmën që më duhet dhe dëshiroj që çdokush të gëzojë të njejtën gjë.”

Kështu i është përgjigjur Lori pyetjes në fjalë shkruan anabel. Mesa duket për të është shumë e rëndësishme të ndajë me njerëzit e tjerë perjetimin e saj me dëshirën për t’u ardhur atyre sado pak në ndihmë.
Shtuar më 01/03/2019, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori