SPAK sekuestron një vilë në Palasë, e kujt ishte?

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar ditën e sotme vilën në pronësi të Albina Manckës, ish-gruas së Arben Ahmetajt, në Palasë.

Mësohet se urdhri i SPAK është dhënë në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.

Vila në pronësi të Manckës është kontrolluar edhe më herët nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së ka ankimuar pak ditë më parë vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij. Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen të pakushtetueshëm dhe të paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.