Makina luksoze dhe bizhuteri miliona dollarëshe, dhuratat që morën VIP-et kur u bënë nëna
E kuptuat për çfarë po flasim? Pikërisht për ato dhurata që partneri ia bën gruas kur sapo është bërë nënë, kryesisht për herë të parë.

Me shumë mundësi jeni kuriozë të dini cilat janë disa nga surprizat më luksoze që kanë marrë gratë e famshme menjëherë sapo kanë sjellë në jetë krijesat e tyre.

Kylie Jenner lindi vajzën e saj Stormi pak muaj më parë dhe partneri i saj Travis Scott i dhuroi asaj një super Ferrari që arrin diku deri në 1.4 milion dollarë.

Marc Anthony i dhuroi ish-gruas së tij Jennifer Lopez një unazë diamandi që kushtonte 300.000$ dhe një palë vëthë gjithashtu diamandësh me inicialet e emrave të binjakëve.

Vetëm vëthët kushtonin 2.5 milion dollarë.

Pas lindjes së djalit,Saint, Kanye West i bleu bashkëshortes së tij të dashur një varëse (choker) që shkëlqente edhe nëse ishe vite dritë larg. Chokeri prej diamandi kishte vlerën e 1 milion dollarëve.

Kur Blue Ivy lindi, reperi i bleu Beyonce-s një unazë me çmim 35.000$. E bukura është se kjo unazë kushton sot shumë më tepër krahasuar me vlerën e saj në vitin 2012.

Kristin Cavallari mori një çantë Hermes Birkin me çmim 10.000$ nga bashkëshorti i saj, pasi vogëlushi i tyre Camden erdhi në jetë.

Hmm, kaq besoj se ju frymëzoi për të ditur ç’të kërkoni pasi merrni statusin e bekuar të nënës. E mira është që t’i kujtoni vetes ç’meritoni, por kujdes, rrini me këmbë në tokë!

Burimi: BuzzFeed
Shtuar më 07/04/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori