Instagrami mesa duket është shumë i rëndësishëm për Kejdën, vajzën e ish-deputetes së PD-së, Majlinda Bregut. Padyshim edhe
foto që hidhen në të janë shumë të rëndësishme.
Por çfarë ka ndodhur së
fundmi?
Bregu gjithmonë e ka treguar marrëdhënien e ngushtë mes saj dhe të bijës Kejda, e cila është bërë mjaft e njohur për publikun dhe në media komentohet gjatë për pamjen e saj dhe lidhjen me Erik Fullanin.
Familja së
fundmi ka nisur pushimet dhe deputetja nëpërmjet një postimi ka treguar se çfarë ‘heq’ djali dhe ajo për t’i bërë një
foto Kejdës. Në foton e publikuar nga ish-deputetja shfaqet Kejda teksa pozon ndërkohë që vëllai dhe e ëma e fotografojnë.
“Pushime të mbara të gjithëve që janë betuar se s’do prekin celular me dorë”, shkruan ajo teksa fotografon të bijën.
Shtuar më 02/08/2019,
ora 10:06