Rusia bën kthesën e fortë në raport me Zelensky-n

Rusia thotë se do të preferonte të arrinte qëllimet e saj në Ukrainë përmes bisedimeve sipas Reuters dhe nuk planifikon të përmbysë qeverinë atje duke bërë një kthesë të madhe krahasuar me çfarë kërkonte kur filloi pushtimin e vendit fqinj.

Autoritetet ruse shprehen rreth 140,000 ukrainas kanë ikur në Rusi dhe se veprimet e saj në Ukrainë po ndjekin rreptësisht planin e saj.

Maria Zakharova, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse, tha se qëllimi i Rusisë është që Ukraina të ketë status neutral, të cilin do të preferonte ta arrinte përmes bisedimeve dhe se shpreson të bëjë përparim më të rëndësishëm në raundin e ardhshëm. /


Shtuar 9.03.2022 11:56