Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërije
Hadërgjonaj, ka hapur një atelie veshjesh në Tiranë nën emrin “Albëri Couture”, ku nxjerr në shitje kreacione të ndryshme, kryesisht për gjininë femërore.
E
pikërisht një nga veshjet e dyqanit të saj, së fundmi është promovuar nga reperja me famë botërore,
Nicki Minaj.
Në fotografinë e fundit që rap-artistja amerikane ka publikuar në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur shumë atraktive duke pozuar me partnerin e saj pranë pemës së Vitit të Ri.
Minaj dukej e mrekullueshme një fustan të bardhë me shkëlqim dhe prerje të shumta, e që ishte
pikërisht kreacion i linjës së veshjeve të këngëtares
Hadërgjonaj.
Shtuar më 26/12/2020,
ora 16:19