A kishte persona të armatosur në PD? Basha: Po, ishte Jorida Tabaku e Ina Zhupa me kallashnikov

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha I është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse brenda ambienteve të selisë ka pasur persona të armatosur.

Me nota humori, Basha është shprehur se personat e armatosur brenda selisë ishin Ina Zhupa me Jorida Tabakun.

Po me nota humori, Basha shtoi se edhe Endi Hasa dhe Flutura Açka ishin gjithashtu të armatosur.

“Po, ka pasur persona të armatosur, ishte Grida Duma me Jorida Tabakun me kallashnikov. Ishte edhe Endri Hasa i armatosur dhe Flutura Açka kishte vetëm një pistoletë më silenciator”, është shprehur Basha./albeu.com/