Madonna pretendon të bëhet presidente
"Female First" ka raportuar se diva e muzikës Madonna pretendon që në të ardhmen të bëhet presidente e SHBA-ve.

Ajo ka deklaruar se do të përshtatej në mënyrë të përkryer në rolin e presidentes së Shteteve të Bashkuara dhe se këtë pozitë, siç thotë, do ta shfrytëzonte për përhapjen e paqes dhe tolerancën në mes popujve.

Kur gazetarët e pyetën se çfarë do të bënte ajo nëse një ditë do të ishte presidente e Shteteve të Bashkuara, ylli u përgjigj

“Për një ditë nuk mund të ndryshohet shumë. Unë do të doja të jem presidente për një kohë të gjatë. Unë nuk do t’i kisha shpenzuar paratë për armët e shkatërrimit në masë, por në arsim dhe art,” tha Madonna për gazetarët.

Shtuar më 25/05/2012, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori