Madonna në sulm ndaj personazheve të famshëm
Madonna mbetet një ndër artistet të cilat nuk ngurojnë të kritikojnë. Ajo është ndalur tek fama dhe të qënurit artistë, duke bërë edhe një krahasim ku askush nuk do ta priste.

Këngëtarja është shfaqur në një revistë së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, Rocco Ritche, të cilët kanë punuar për një projekt sekret.

Në intervistën e dhënë për këtë revistë, këngëtarja ka shprehur mendimet e saj për moshën e rrjeteve sociale.

“Unë nuk e konsideroj veten një yll “pop”-i, por e konsideroj veten një artiste. Dhe është përgjegjësia e një artisti të jetë revolucionar në punën e tij. Është përgjegjësia jonë, detyra jonë dhe privilegji jonë”.

“Për mendimin tim, njerëzit janë më shumë të fokusuar tek fama sesa të bërit punë apo të qënurit artistë”, ka thënë ajo. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2016, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori