Madonna ndahet nga i dashuri 26 vjeçar
Pëlqej
Një tjetër lidhje e dështuar për Madonna-n, ndërsa i ka dhënë fund romances me Timor Steffens. Ndonëse për çiftin mosha nuk përbënte problem, Madonna e ka shijuar lidhjen e fundit dhe më i pas i ka kërkuar ndarjen, kjo pas festimit të ditëlindjes.

Sipas "US Weekly", Madonna i ka dhënë fund romancës së saj me të dashurin 26-vjeçar Timor Steffens. Gjatë pushimeve të tyre në Europë, ajo i ka kërkuar të dashurit të paketojë gjërat e tij dhe të largohej.

Më pas mbretëresha e popit është fotografuar në Ibiza dhe dukej e kënaqur gjatë shëtitjes me varkë. Duket se kjo ishte një romancë kalimtare për Madonna-n, e cila pak ditë më parë mbushi 56 vjeç. /albeu.com/


Shtuar më 21/08/2014, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori