Mbretëresha e muzikës pop, Madonna po planifikon që brenda vitit 2018 të ndërtojë edhe katër
shkolla të reja në shtetin afrikan
Malawi.
Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të ndihmojnë në realizimin e ndryshimit arsimor në këtë vend. Këngëtarja amerikane ka njoftuar
përmes rrjeteve sociale se planifikon t’ua mundësojë shkollimin mijëra fëmijëve
përmes organizatës bamirëse, “Raising
Malawi”.
“Këtë vit do të ndërtojmë 4
shkolla të reja në Kasungu,
Malawi,
përmes “Raising
Malawi”. Në total do të bëhen 14
shkolla që do të ndihmojnë mijëra fëmijë të edukohen.
Tani është koha. Bashkohuni me ne në këtë nismë”. Ky ishte mesazhi që shoqëron foton e këngëtares ku shihet mes fëmijëve afrikanë. Diva e muzikës pop është e lidhur ngushtë me Malawin, pasi ka adoptuar katër fëmijë nga ky vend. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018,
ora 15:58