“Putini na çoi në gojën e ujkut”, ushtarët rusë mes lotësh: Na sollën pa dijeninë tonë (VIDEO)

Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e shtatë të saj, numri i viktimave është rritur gjatë orëve të fundit dhe raportohet për të paktën rreth 2 mijë civilë të vrarë.

Ushtarët rusë të yënë rob nga forcat ukrainase, kanë deklaruar se nuk e dinin fare që po dërgoheshin në Ukrainë për të vrarë njerëy të pafajshëm.

Ata shtojnë se nuk e kishin idenë që po dërgoheshin për të pushtuar Ukrainën.

Dailz Mail shkruan se ata rrëfejnë se autoritet ruse i detyruan të vrasin njerëzit që mbrojnë territoret e tyre.

Nëpërmjet një video që forcat ushtarake ukrainase publikuan në Facebook, ushtarët rusë shprehin mjaft qartë pretendimet se janë dërguar në Ukrainë pa dijeninë e tyre.

“Kjo nuk është lufta jonë”, tha një ushtar rus. Ndërkohë një ushtar tjetër thotë duke qarë se ushtria ruse, “nuk i varros kufomat”.

Një tjetër i bëri thirrje Kievit dhe Moskës që të largonin fëmijët nga zona e luftës, ndërsa një tjetër theksoi se “askush nuk e dëshironte luftën.”

Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 5.800 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës më 24 shkurt.

Nga ana tjetër 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani nga sulmet e njëpasnjëshme ruse, sipas autoriteteve të vendit, shkruan BBC.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shuajnë më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në të gjithë vendin dhe çaktivizuan 416 eksplozivë.

“Gjatë shtatë ditëve, që kur ka filluar lufta, Rusia ka shkatërruar qindra qendra transporti, ndërtesa rezidenciale, spitale dhe kopshte,” thanë autoritetet./albeu.com/


Shtuar 2.03.2022 16:24