Mabel, vajza bukuroshe e biznesmenes shqiptare (FOTO LAJM)

Biznesmenja Silvana Baltadori është një nga femrat e suksesshme shqiptare, e cila prej pak kohësh është larguar nga Shqipëria për të jetuar në Amsterdam, ku ndodhet edhe i dashuri i saj.

Ajo është ndarë nga bashkëshorti shqiptar, me të cilin ishte martuar pa mbaruar ende shkollën dhe ka sjellë në jetë dy fëmijë.
Shpesh Silva në emisionet ku ka qenë e ftuar ka pranuar se fitonte më shumë se ish bashkëshorti, ndërsa për të bijën është treguar gjithmonë e rezervuar.

Silva nuk e ka fshehur kujdesin ndaj të bijës në moshë delikate, e cila tashmë studion jashtë vendit. Mabel është një vajzë e re në moshë, shumë bukuroshe dhe rebele në të njëjtën kohë.

Trupi lastar dhe buzëqeshja rrezëllitëse janë ato që bien më së shumti në sy sapo shikon Mabel.

Edhe pse e ndarë nga babai i Mabel dhe në një bashkëjetesë me të huajin me emrin Dick, Silva ka treguar se fëmijët e saj shkojnë shumë mirë me partnerin, sikurse edhe ish bashkëshorti, me të cilin ruan kontaktet e ka një raport miqësor./Albeu.com/
Shtuar më 05/03/2017, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori