Ka qenë ndër më të komentuarat në media lidhja e Shpat Kasapit dhe
Afërdita Dreshajt. Por shumë bujë bëri edhe ndarja e çiftit që ishte në qendër të vëmendjes asokohe. Tanimë kanë kaluar 5 vite dhe
Afërdita është e
martuar me hokeistin çek Jakub Kindl ndërsa
Shpati ka vazhduar jetën e tij duke u përfolur shpeshherë për ndonjë lidhje të re por asgjë konkrete.
Këngëtari ishte i ftuar dje në "Shiko kush luan" ku gjatë një loje duhej të zgjidhte një vajzë për t'u
martuar dhe kur iu shfaq foto e Afërditës,
Shpati habiti me reagimin.
"Ma hiqni aman këtë e kam pas", tha këngëtari i cili mesa duket pas ndarjes as nuk dëshiron t'ja shohë më fytyrën ish-të dashurës shkruan xing.al.
Kujtojmë që pak kohë më parë
Shpati e kritikoi
Afërditën për faktin që u martua me një të huaj, duke u shprehur se kështu ajo nuk po ruan origjinën shqiptare.
Shtuar më 11/11/2018,
ora 23:35