“Ma bënë Rita Orën gogol”, këngëtarja shqiptare rrëfen çudinë (FOTO LAJM)

E njohur më shumë në botën e LIVE-it, këngëtarja shqiptare Denisa Gjezo ka rrëfyer për Rudinën disa nga detajet e takimit të saj me Rita Orën në një dasmë.

"Ishim në një dasmë, Rita Ora martonte vajzën e tezes. Ne në fakt na i bënë si "gogol", na thanë mos ta ngacmonim, mos t'i kërkonim foto", tregoi Denisa.

Por në realitet kishte ndodhur e kundërta, pasi Rita përvecse kishte bërë foto shumë me qejf, edhe e kishte komplimentuar Denisën.

"Ishte shume e thjeshtë dhe shumë e dashur. Madje më bëri edhe një kompliment shumë të veçantë. 'Zëri yt është i mrekullueshëm', më tha. Jam ndjerë shumë mirë", u shpreh Denisa./albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori