"Luzja" e Portokallisë ende beqare: Lum ai që do më marrë (FOTO LAJM)

Aktorja e humorit Renada Caci është mjaft e dashur nga publiku. Ajo identifikohet nga të gjithë si “Luzja” e Portokallisë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja ka treguar se jeton në mënyrë mjaft modeste dhe se është mjaft e përkushtuar në punët e shtëpisë. Më tej, ajo foli dhe për jetën personale, duke u shprehur se asnjëherë nuk e ka njohur atë që mund të konsiderohet si dashuria e jetës.

“Unë kam zgjedhur të jetoj një jetë tepër të thjeshtë, me një rrogë modeste në mund ta quaj kshu, por pa qenë ajo manjakja e lekut, që për sytë e të tjerëve të bëj një jetë luksoze. Gatuaj shumë, e kam shumë të mirë marrëdhënien me gatimin, me kuzhinën, me punët e shtëpisë në përgjithësi. Lum ai që do më marri”- është shprehur fillimisht Renada.

“Asnjëherë nuk e kam takuar dashurinë e jetës. Uroj ta takoj së shpejti dhe me gojën time, në emrin tim do flas vetë vetëm për atë person që do më bëjë nënë. Nuk e kam takuar akoma”- u shpreh aktorja.

Shtuar më 17/05/2019, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori