Luljeta Bozo feston ditëlindjen, nusja i bën dedikimin e ndjerë: Ti grua e madhe (FOTO LAJM)

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo feston ditëlindjen dhe një urim të veçantë ia ka bërë nusja e djalit të saj, regjisorja Alda Biba.

Pas tërmetit të shtatorit dhe atij të nëntorit 2019, inxhinierja Bozo u kthye në “zërin e qetësisë” të çdo familje shqiptare.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e konferenca botërore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul.

Ti pa bujë dhuron çfarë di”. Ti që kaq bukur ke ndërtuar krah karrierës tënde, që ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, një familje plot vlera, që je plot energji dhe vitalitet që më bën të besoj çdo ditë se mrekullitë kanë fytyrën e gruas. Unë mund të derdh në këtë status ngjarje të vogla që janë frymëzuese e që kanë domethënie të madhe, që lidhe me vullnetin, këmbënguljen, aventurat, sakrificat, dashurinë deri tek festat e tryezat e jashtëzakonshme që kanë shpirtin plot dashuri, të them se kam mësuar nga ty të mos nxitohem por të guxoj për të vërtetën, të mos mburrem por të punoj për të realizuar idetë e ëndrrat. Të luftoj e të mos dorëzohem, të jetoj e të dua çdo çast si diçka të veçantë”, shkruan ndër të tjera ajo, shkruan ndër të tjera regjisorja Bida për inxhinieren Luljeta Bozo.
Shtuar më 02/10/2020, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori