"Luks në Instagram, fekale në të vërtetë", pronarja e shtëpisë turpëron bloggeren e njohur (FOTO LAJM)

Për shumë njerëz rrjetet sociale janë një ''urë lidhëse'' me familjarët, miqtë apo të njohurit që nuk shohin prej kohësh, ndërsa për disa të tjerë një profil në Instagram apo Snapchat është i barazvlefshëm me një vend pun. Pikërisht siç e lexoni, masivizimi i rrjeteve sociale, paraprirë nga boom-i teknologjik, solli për herë të parë edhe konceptin e influencuesit apo blogger-es,-it..persona të cilët me anë të qëndrimeve, qasjeve, stilit të tyre të jetesës arrijnë të ndikojnë në jetën e qindra mijëra njerëzve të thjeshtë. Po a duhet besuar gjithçka që shohim në foto dhe video? Sigurisht që JO dhe rasti i influencueses kineze Lisa Li Sina është shembulli që vërteton më së miri këtë gjë.

Bukuroshja kineze numëron mbi 1.1 milion ndjekësin në kanalin e saj Sina Weibo ku reklamon jetën e saj luksoze, veshjet e shtrenjta, udhëtimet në destinacionet më mbresëlënëse. Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken, dhe ky është rasti ideal për ta thënë këtë. Qiradhënësia e saj, e identifikuar si zonja Chen, pas ankesave të shumta qe i kishte bërë Lisës për apartamentin ku ajo banonte postoi një video të gjendjes së mjerueshme në të cilën jetonte blogerja e luksit.

Shtëpia kishte muaj që nuk ishte pastruar, ishte e mbushur me jashtëqitje qeni, insekte dhe fekale. Zonja e shtëpisë nuk e kuptonte sesi Lisa mund të jetonte në këtë shtëpi, e cila ishte në kushtet më të pista që kishte parë ndonjëherë, e ndërkohë të reklamonte në rrjetet sociale një jetë luksoze, nëpër restorante dhe vende të shtrenjta.
Shtuar më 28/09/2019, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori