Luks i çmendur, të gjitha makinat milionëshe të Loredanës dhe Mozzik (FOTO LAJM)

Loredana u arrestua ditën e djeshme në apartmentin e saj pasi dyshohet se është përfshirë në një mashtrim bashkë me vëllain e saj, ndaj një çifti zvicerjan.

Si fillim thuhet se ishte vëllait i Loredanës, ai i cili kishte arritur të merrte para nga ky çifti, deri në 200 mijë franga, dhe më pas vet Loredana e cila u lajmërua tek ky çift si avokate, shkruan GazetaBlic.Madje Loredana kishte ndryshuar dhe identitetin, duke u paraqitur si Anna Landmann, dhe sikur deshi t’i ofronte ndihmë, por për çiftin nuk rezultoi ashtu.Pasi policia e mori në pyetje, ajo tani është lënë e lirë.

Mozzik reagoi duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, poashtu dhe vet vëllai i Loredanës, si dhe Getinjo, por ajo vet deri tani ende nuk ka reaguar.Ende pa ndonjë reagim, por të kthehemi pas në ditët e mira të Loredanës, kur ajo ekspozonte jetën luksoze që ajo dhe familja e saj bëjnë.

Rroba nga markat më të shtrenjta, si dhe makinat e tipit të fundit nuk kanë munguar asnjëherë tek këngëtarja.

Në galerinë e mësipërme janë një numër i makinave luksoze të përdorura na çifti.
Shtuar më 08/05/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori