“Plas” tek Izraeli para ndeshjes me Shqipërinë, sulmuesi kryesor nuk do të luajë ndaj “kuqezinjve” për një arsye të çuditshme

Shqiperia dhe Izraeli do te përballen pas pak ditësh mes tyre në ndeshjen e parafundit të Nations League.

Por te kundërshtari ka plasur skandali me lojtarët, teksa ylli i izraelitëve nuk ka pranuar të luajë ndaj Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Eran Zahavit.Një lojtar shumë i njohur edhe për tifozët shqiptarë, në saj të të kaluarës, kryesisht për përplasjen me Etrit Berishën.

Por çfarë ka ndodhur? Ylli i Maçabi Tel Aviv ishte thirrur për dy ndeshjet e shtatorit, me Shqipërinë dhe miqësoren me Maltën.

Të gjithë u surprizuan teksa Zahavi mungoi në listën e lojtarëve që janë gati për takimet e shtatorit. Trajneri i Israelit, Hazan, i la të gjitha pa fjalë teksa tregoi arsyen e mungesës së Zahavit.Sipas tij, ky futbollist ka kërkuar që të ishte i vetëm në dhomën e hotelit ku do të qëndronte dhe jo me shokët e tjerë të skuadrës, pasi sipas tij, e pengonte para ndeshjes.

“Jam shumë i befasuar edhe unë”, u shpreh tekniku i Izraelit që shpjegon se te rregullat nuk përjashtohet askush.