“Djajtë e Kuq” i mbyllin derën Interit, Maguire qëndron në Old Traford

Duket se Harry Maguire nuk do të transferohet në Serie A këtë merkato të janarit, por nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij në merkaton e verës.

Manchester United nuk ka plane t’ia shesë kapitenin e tyre Interit, të cilët janë të vetmit të interesuar momentalisht për të, raporton “Manchester Evening News”.

Thuhet se mbrojtësi anglez është ende i etur për të fituar trofeun e tij të parë me ngjyrat e United, përpara se të vlerësojë të ardhmen e tij në verë.