“Shpirti im gjithçka e parandjeve”, nëna e Sokol Olldashit dedikim drithërues për të birin: Unë pres…

Nëna e ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi ka përkujtuar të birin përmes një mesazhi prekës. Në një postim në ‘Facebook’ Kozeta Mamaqi i ka dedikuar fjalë zemre Olldashit, i cili vdiq në një aksident tragjik më 20 nëntor të vitit 2013.

Ajo ka shpërndarë një poezi të Olldashi, ndërsa shkruan “shpirti im gjithçka e parandjeve sepse e njohje jetën deri gjer në kaplilare”.

“Shpirti im , gjithshka e parandjeve, sepse e njihje jeten gjer ne kapilare. E njohe te miren dhe te keqen qe kur ishe filiz dhe ndjeve e provove aqe shume dhimbje … Ike per te me lene mua me shpirt te vrare e mall pafund per ty, i miri im…Sa mall shpirt…Ike per te mos u kthyer, ndersa une pres, pres , pres…Te dua shume…!” shkruan nëna e ish-deputetit Ollashi.