Luana Vjollca vishet e gjitha me ar për në Festivalin e Kanës (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto, krahas së cilës shkruan se do të jetë në festivalin e Kanës të këtij viti.

Luana shfaqet me një fustan dhe një shall ngjyrë ari që i nxjerr në pah format e saj provokuese.

Mesa duket moderatorja do të parakalojë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës që mbahet nga datat 17-28 Maj, dhe në foto shihet teksa stilistët janë duke u kujdesur për të qenë çdo gjë në perfeksion.

Megjithatë edhe ky fustan i ngjan fustanit të artë të Kim në një eveniment pak muaj më parë. Luana është akuzuar shpesh se kopjon yllin e relity showt amerikan.

Megjithatë ne mezi presim ta shohim në tapetin e kuq të Festivalit të njohur. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2017, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori