Janë nisur hetime ndaj Metës dhe Berishës? SPAK jep përgjigjien zyrtare për dosjet “e nxehta”

Ditët e fundit kanë qarkulluar fjalë se ka një hetim të hapur nga SPAK ndaj presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por ditën e sotme ka ardhur një përgjigje zyrtare nga SPAK lidhur me këtë çështje.

Sipas SPAK, nuk ka një procedim të regjistruar në emër të Ilir Metës apo Sali Berishës lidhur me dosjet e shumëpërfolura të ‘CEZ-DIA’, ‘21 janari’ apo ‘Gërdeci’.

Euroneës Albania iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe e pyeti nëse ka një hetim për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku në bulevard u vranë 4 protestues të opozitës.

Përgjigjja zyrtare e SPAK ishte se nuk po heton për këtë çështje. Ndaj SPAK u shtruan pyetje edhe mbi dosjen CEZ-DIA, për të cilën i vetmi person ende në burg është biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronari i kopanisë DIA.

Në 2009 prokuroria kushte kapur një përgjim mes tij dhe Ilir Metës, ku supozohej që ky i fundit i kërkonte para. Por dosja u pushua dhe të gjitha materialet hetimore u asgjësuan në bazë të ligjit shqiptar.

Asnjë hetim nuk ka për Ilir Metën lidhur me këtë çështje, ishte përgjigja e SPAK.

Ndërsa për dosjen “Gërdeci” kjo prokurori ka një hetim dhe personi i vetëm që hetohet është Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes.

Prej tre javësh kryeministri Edi Rama kërkon nga SPAK hetimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.