Luana Vjollca agjëron? Këtu e hëngri iftarin e parë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Luana Vjollca është prezantuesja e njohur shqiptare e cila shquhet për pamjen e saj të bukur dhe shumë në formë.

Me nisjen e Ramazanit ajo ka bërë edhe gjestin e saj të parë human.

Luana ka qenë mbrëmjen e djeshme pranë një familje në nevojë në Ferizaj.

Ajo ka festuar së bashku me ta dhe në postimin e saj në Instagram shkruan se ka vendosur t’i ndihmojë pasi ata i kishin kujtuar historinë e familjes së saj.

“Sot vendosa ta festoj me ju natën e parë të Ramazanit. Vendosa të shtroj një iftar ndryshe bashkë me @blerinakllokoqirugova dhe @gentoska në një familje historinë e së cilës e dëgjova rastësisht, ishte kaq shumë e ngjashme me historinë e familjes time. 1 nënë që sakrifikon jetën e saj për t’ja dal e vetme me 3 fëmijë të vegjël… njësoj si nëna jonë. Heroina!!!

Ishte shumë pak ajo çfare unë bëra, por ishte aq bukur dhe u kënaqëm aq shumë!!Dëshira e tyre ishte që të postoja foto me ta, unë po e bëj duke ju thënë të gjithëve ju që keni sadopak mundësi,ndihmoni SOT! Ndonjëherë jeta na rrëmben në rutinën e vet dhe pavarësisht dëshirës nuk bëjmë aq sa duhet për njerëzit në nevojë! Dikush sot, dikush nesër për ta është SHUMË.

Gëzuar Ramazanin të gjithë besimtarëve mysliman!”, shkruan Luana krahas fotos. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori