Nuk kishte tabelë treguese se po kryhen punime në rrugë, makina në Tiranë bie në pusetë (FOTO LAJM)

Në Tiranë në zonën e “Farmacisë 10”, po kryhen punime në rrugë, megjithatë lëvizja e mjeteve në këtë zonë vazhdon.

Një makinë tip Opel, duke kaluar në kryqëzim, nuk e ka vërejtur një puesetë që ka qenë hapur, pasi nuk ka patur sinjalistikë që paralajmëronte për punime, dhe goma e parë e saj ka rënë në të.

Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet e siguruara nga AlbEu, makina ka bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera, duke shkaktuar trafik.

 


Shtuar 23.01.2023 17:54