Shamrock Rovers “zot” shtëpie edhe në Shkup, çon kampionët në UECL

Shkupi u mund edhe në ndeshjen e dytë, 1-2, nga Shamrock Rovers dhe u eliminua në turin e tretë në Europa League me rezultatin e përgjithshëm 2-5.

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut pati disa raste për shënim, por nuk ia doli të shënonte dot për të shpresuar të kualifikohej në play-off të Europa League.

Shamrock e shënoi golin e parë në minutën e 65-të, me anë të Gaffney, kurse Emakhu 85’ i mbylli llogaritë. Adetunji në fund realizoi për statistika.

Shkupi, edhe pse u eliminua, do ta vazhdojë rrugëtimin në Europë. Bardhekaltrit në play-off të Conference League do të ndeshen me ekipin që kualifikohet në çiftin KI Klaksvik-Ballkani. Kampionia e Kosovës e ka fituar 3-2 duelin e parë në Prishtinë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 9.08.2022 22:55