Luana tërheq sërish vëmendjen e Philip Plein, çfarë i shkruan stilisti me famë botërore (FOTO LAJM)

Gjatë muajve të verës një nga këngët që u kthye menjëherë në hit ishte dhe bashkëpunimi mes Luana Vjollcës dhe këngëtarit të famshëm spanjoll Jay Santos. Vëmendjen pa dyshim e ‘vodhi’ moderatorja shqiptare me format e saj dhe veshjet.

Dy nga stilimet ishin të firmës së njohur “Philip Plein”. Stilisti me të njëjtin emër i ‘dha bekimin’ këngëtares duke ripostuar në Instastory këngën disa ditë pas lançimit.

Mirëpo Luana e ka tërhequr sërish vëmendjen e tij. Philipp Plein ka komentuar në fotot e autores dhe prezantueses së “Shiko kush luan” ku shfaqet me fustanin e kuq të dizenjuar nga ai, një “emoji” me shenjë kurore mbretëreshe.

Më pas ai ka ripostuar edhe një video të Luanës në Instastoryn e tij, teksa kjo e fundit pozonte me veshjen e Plein.
Shtuar më 22/10/2020, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori