S'mund të duket shëmtuar, Luana ndryshon look dhe surprizon ndjekësit (FOTO LAJM)

Luana Vjollca është padyshim një ndër personazhet publik më të komentuar. Moderatorja e njohur merr gjithmonë vëmendjen në çdo dalje publike, dhe shpeshherë për eksperimentet që bën në pamje. Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet me baluke.

Komentet kanë qenë të shumta nga fansat, të cilët shprehen se me këtë look Luana duket njësoj si Marina. Përsa i përket muzikës, Luana duket shumë e angazhuar. Pesë muaj më parë publikoi duetin me Jay Santos, ndërsa ka paralajmëruar se po punon me një tjetër projekt.

Shtuar më 16/01/2021, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori