Luana sfidon Ermal Mamaqin: Nuk e ke idenë si do të konkurroj nesër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Moderatorja e njohur Luana Vjollca publikoi në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku u shfaq përkrah një personazhi, të cilit nuk ka dashur që t’i zbulojë fytyrën.

Nesër në “Shiko kush luan” vijnë dy Luana… E gjeni dot kush është personazhi?”, shkruan moderatorja krahas fotos, duke i bërë kureshtarë të gjithë ndjekësit e saj shkruan panorma.

Fotoja mori mijëra pëlqime dhe qindra komente menjëherë, ku nuk mungoi as komenti i moderatorit Ermal Mamaqi. Ky i fundit shkruan: “Aman na e thuaj kush është se po çmendëm fare deri sa ta marr vesh. Kush kush kush???? hë pra kuuuuush?”.

“Nuk e ke idenë si do te te konkurroj nesër dmth!!!”, i përgjigjet Luana duke e shoqëruar komentin edhe me emoji flakë.

Më pas, moderatorja ka publikuar një video të shkurtër ku tregon të ftuarit e pjesës së nesërme në “Shiko kush luan”. Nga aty u kuptua se i ftuari i radhës është pikërisht Ermal Mamaqi, ku krah tij janë edhe Zaimina Vasjari, Ronela Hajati dhe Robert Berisha.
Shtuar më 19/10/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori