Luana publikon foton e mbrëmjes romantike me një mashkull (FOTO LAJM)

Të shtrirë në divan, pranë njëri-tjetrit dhe me nga një gotë vere para tyre; kjo është pamja romantike që moderatorja e emisionit "Pa Limit", Luana Vjollca na përcjell me këtë foto ku nuk zbulon më shumë se sa këmbët e saj dhe të partnerit.

Megjithatë edhe kaq mjafton për të treguar se është e lumtur në lidhjen që po përjeton. Kujtojmë që lidhja e Luanës nisi si një ekuacion së cilit i duhet gjendur e panjohura.

Por duke qenë person publik, nuk mund të vononte më shumë që të zbulohej i dashuri i saj, biznesmeni kosovar.
Shtuar më 06/02/2017, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori