Tronditet Shkodra, të shtëna me armë zjarri

Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë janë dëgjuar në Shkodër, ku mësohet se është plagosur Lulash Qepuri, 75 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Stom Golem.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri, në vitin 2011 është arrestuar për trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. FNSH gjithashtu ka zbritur në terren dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit./albeu.com

 

 


Shtuar 15.06.2022 22:02