Luana i merr hak Alketa Vejsiut, i përgjigjet kunjave në emisionin e saj (VIDEO)
Prej disa ditësh rrjeti po zihen nga “lufta” e Alketa Vejsiut me Xhemi Shehun dhe motrat Vjollca.

Për këto të fundit, në revistën e Vejsiut, “Class”, u bë një shkrim i gjatë e thumbues në Instagram, i cili u fshi më pas.

Madje, kur i përmendën Marinën dhe Luanën në profilin e saj, Alketa e ktheu përgjigjen me shumë pozitivitet, duke dashur të tregojë se s’ka asgjë me to.

“Mos u ngatërro me motrat Vjollca”, i shkruante një komentues ndërsa Alketa u përgjigj: “Janë super yje. I duam”.

Megjithatë, thumbimeve të Alketës, Luana Vjollca i është përgjigjur thjesht me një buzëqeshje në emisionin e saj “Shiko Kush Luan”.

Teksa aktori Rezart Veleshnja u shpreh “Falenderojmë Alketën që kënaqet vetë me veshjet, me të gjitha dhe këndon vetë kudo”, Luana shfaqet duke buzëqeshur në sfond dhe duket se e ka marrë me sportivitet këtë situatë.

Megjithatë, se ç’ka ndodhur më shumë, mbetet ta zbulojmë në puntatën e ardhshme të “Shiko Kush Luan”.

Shtuar më 11/01/2020, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori