Luana flet për babain e ndjerë: E humba kur isha 11 muajshe
Revista e huaj ONN ka vendosur që këtë herë ti dedikojë një shkrim moderatores shqiptare Luana Vjollca.

Luana Vjollca është një grua me shumë talente. Jo vetëm që është një këngëtare e famshme, por edhe një moderatore edhe producente”.

Në një intervistë për jetën dhe karrierën e saj me revistën e huaj, Luana flet për hapat e saj të parë në botën e televizionit dhe familjen.

Moderatorja dhe këngëtarja tregon se e ka humbur babain kur ishte 11 muajshe dhe në moshën 14 vjeçare ka nisur punë si imazh i një kompanie mode.

"Unë e humba babain kur isha 11 muajshe dhe mamaja na rriti e vetme mua dhe 3 motrat. Fillova punë kur isha 14 vjeç si imazh i një kompanie mode. Isha shumë krenare që mund të siguroja diçka për familjen që në moshë të vogël", është shprehur Luana. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori