Plumbat morën dy jetë në Astir! Del emri, kush është njëri nga viktimat (VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Astir, Tiranë.

Një makinë tip Audi është qëlluar me breshëri duke i marrë jetën dy pasagjerëve brenda mjetit.

Burimet bëjnë me dije se policia ka identidikuar njëri nga viktimat dhe është Erigers Mihasi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.11.2021 20:25