I zhdukur prej një muaji, gjendet trupi i pajetë i të moshuarit në Divjakë

Një trup i dekompozuar është gjetur këtë mëngjes në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë.

Mendohet se trupi i përket një 60-vjeçari me iniciale R.P, banues në Këmishtaj.

I moshuari ishte denocnuar i humbur nga mbesa e tij një muaj më parë.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes./AlbEu.com/