Lorik Cana kundër AK-së si parti
Futbollisti i njohur kosovar Lorik Cana, që nga themelimi i Aleancës Kuq e Zi ishte pjesë e saj. Loriku njihet si një djalë shumë patriot dhe atdhedashës. Këtë gjë e kanë dëshmuar edhe deklaratat e tij, por edhe tatuazhet që i ka në trup.

Por Loriku flet ndryshe kur bëhet fjalë për shëndrrimin e AK-së në parti politike. Në një intervistë për TiranaObserver, ai ka deklaruar se nuk ishte pro idesë që AK të bëhet parti.

"Unë si Lorik kam qenë në themelimin e AK-së si lëvizje mbarëkombëtare. Për mua ka qenë e pamundur që mos ta mbroj sepse ishte një lëvizje popullore, rinore, një lëvizje me mesazhe që çdonjëri prej nesh ndihet i “obliguar” ta mbështesë.

Vlerësoj shumë Kreshnik Spahiun për atdhedashurinë që e ka të vërtetë ashtu si edhe unë, askush nuk mund të thojë të kundërtën. Spahiu ka bërë punë, ka bërë gjëra shumë të mira.

Qëllimet e Aleancës ishin qëllime të mira, mandej u bë një parti politike gjë që mua nuk më pëlqen por kjo nuk do të thotë që nuk vazhdoj ta simpatizoj Kreshnik Spahiun si njeri. Nëse është gati AK për të udhëhequr një vend është diçka tjetër që mua nuk më takon ta them. Unë flas si Aleancë dhe për qëllim kryesor të saj, bashkimin e trojeve shqiptare.

Aleanca ka një përgjegjësi shumë të madhe mbrojtjen e interesave kombëtare dhe forcimin e ndjenjës patriotike nuk ka të drejtë të gaboje sepse nuk mund të zhgënjeje ata njerëz që e mbështesin.

Unë vazhdoj të mbështes AK-në por nuk isha pro krijimit të një partie politike në një të ardhme kaq të afërme", ka deklaruar Lorik Cana, duke shtuar se ai nuk e sheh vetën si pjesë e politikës.
Shtuar më 25/04/2012, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori