“Nuk i ka centimetrat për në qendër”, Carragher kritik për blerjen e kësaj vere të Manchester United

Jamie Carragher ka folur për transferimin e ri të Manchester United, Lisandro Martinez, i ardhur nga Ajax.

Legjenda e Liverpoolit shprehet se argjentinasi nuk i ka centimetrat për të luajtur në qendër të mbrojtjes edhe pse pranon se është herët për të folur për 24 vjeçarin.

“Nuk mund t’i gjykosh lojtarët dhe trajnerët për një periudhë aq të shkurtër, megjithatë mendoj se kjo nuk do të funksionojë, për shkak të gjatësisë së Lisandros. Ai mund të luajë në krah ose në treshen e qendrës, por assesi në qendrën e mbrojtjes me katër lojtarë”, përfundoi ai.

Martinez u transferua nga Ajaxi si një lojtar premtues në pozicionin e tij, por, të paktën deri më tani, duket se konstatimi i Carragher është shumë i qëndrueshëm./albeu.com