Ronaldo qëndron te Man United, pret përforcime dhe trajner të ri

Gjërat mund të mos shkojnë mirë këtë sezon për Manchester United, pas eliminimit në Champions League nga Atletico Madrid, por Cristiano Ronaldo vazhdon të mbështesë zgjedhjen që bëri verën e kaluar dhe nuk ka ndërmend të largohet nga “Old Trafford”.

Sipas spanjollës “AS”, ylli portugez do të luajë për fanellën e United sezonin e ardhshëm, por në pritje të një përforcimeve në verë dhe sigurisht ardhjen e një trajneri të ri.

Drejtuesit e United duket se kanë vendosur tashmë që nuk do të shkojnë me trajnerin gjerman në sezonin e ri, Eric Ten Hague që është zgjedhja numër një “Telegraph”. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2022 18:59