Lori Hoxha u drejton pyetjen fansave, komenti epik i Bes Kallakut merr vëmendjen (FOTO LAJM)

Pandemia na i ka ngushtuar shumë kufijtë dhe një nga gjërat që na mungon më së shumti janë udhëtimet.

Sigurisht kjo gjë ndjehet edhe te figura publike. Lori Hoxha ka vendosur të realizojë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram rreth kësaj teme.

Ajo ka publikuar një foto, duke u kërkuar ndjekësve të komentojnë emrin e vendit ku do donin të ishin në atë moment.

Mirëpo, gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Besit, i cili s’mund të shkruante emër tjetër veç “Bubq“.

Ky koment ka shkaktuar shumë të qeshura, teksa blogerja ia ka kthyer: “Kam dëgjuar edhe unë që bëhet mirë.”

Besi prej kohësh na mungon në ekran. Pas “BE caffee” ai nuk na ka ardhur me ndonjë projekt televiziv, teksa kohët e fundit ka munguar edhe nëpër intervista.

Shtuar më 17/11/2020, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori